image Albumi i ri i Harry Styles zë vendin e parë në Billboard

Muzikë

Muzikë/ Albumi i ri i Harry Styles zë vendin e parë në Billboard

news image

Këngëtari i njohur me famë botërore, Harry Styles, ka shumë arsye të jetë i lumtur këtë periudhë fundviti.

Albumi më i ri i artistit i titulluar “Fine Line”, është pozicionuar në vendin e parë në tabelën e Billboard 200, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas revistës Billboard, ky album është renditur në këtë pozicionon pas katër vjete nga një artist mashkull i zhanrit pop.

Styles gjithashtu është renditur i pari në listën e “Rolling Stone Top 200 Albums Chart”. Ky është debutimi i dytë më i lartë në historinë e kësaj liste, duke mposhtur kështu artistin Post Malone me “Hollywood’s Bleeding”.

Kjo listë është e bazuar në shitjet e albumit në mënyrë digjitale dhe ‘hardcopy’, si dhe dëgjimet e këngëve në platforma të ndryshme.

Albumi që është lansuar më 13 dhjetor, numëron dy këngët më të dëgjuara “Lights Up” dhe “Watermelon Sugar”./Gazeta Sinjali/