image Gashi një ditë para ditëlindjes merr dhuratën më të bukur

Bota e Yjeve

Showbiz/ Gashi një ditë para ditëlindjes merr dhuratën më të bukur

news image

Rep-artisti i njohur shqiptar me famë botërrore, Gashi, ditën e nesërme feston datëlindjen e 30-të.

Një ditë para datëlindjes, reperi ka marrë lajmin se është renditur në vendin e parë për këtë javë në listat e ‘Billboard’. Për një artist kjo është arritje e madhe, ndaj Gashi është emocionuar pafund.

Ai këtë lajm e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale, transmeton Gazeta Sinjali.

Ditëlindja ime nesër! Kjo ishte dhurata më e mirë”, ka shkruat ai në mbishkrimin e imazhit.

https://www.instagram.com/p/B3KRIbuFEWu/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=dlfix

Më pas Gashi ka publikuar një video në Instastory, në të cilën shfaqet me sytë e mbushur me lot.

Nuk mundem ta besoj! Shumë njerëz nuk e kuptojnë sa fort kam punuar për të arritur këtu ku jam. Kanë kaluar 10 vite, shumë njerëz thoshin kjo nuk do të ndodhë kurrë, muzika jote nuk është e mirë. Gjëja më e mirë që unë bëra është se nuk u dorëzova. Nëse po e shikoni këtë video vazhdoni përpara, ju premtoj se diçka do të ndodhë. Faleminderit Zot!”, dëgjohet duke thënë Gashi.

Ndryshe, “Safety” në bashkëpunim me DJ Snake është projekti i fundit muzikor i Gashit që është publikuar me videoklip. Kënga deri më tani numëron mbi 1 milion klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/