image Albumi i Dua Lipës “Future Nostalgia”, në mesin e 10 albumeve më të dëgjuara

Bota e Yjeve

Albumi i Dua Lipës “Future Nostalgia”, në mesin e 10 albumeve më të dëgjuara

news image

Këngëtarja kosovare, Dua Lipa nuk ka të ndalur me sukseset e saja në botën e muzikës.

Këngëtarja me famë botërore tani ka shënuar edhe një arritje në karrierën e saj.

Albumi i saj “Future Nostalgia” ishte albumi më i dëgjuar në kategorinë e femrave vitin e kaluar në Spotify.

“Future Nostalgia” tani është bërë një nga 10 albumet më të dëgjuara për 6 muaj me radhë, në top listën e famshme “Billboard 200”.

Këtë e ka konfirmuar Mike Adam, i cili ka bërë edhe një status në Twitter.

“’Future Nostalgia’ nga Dua Lipa është albumi i parë nga një artiste femër që kaloi gjashtë muaj në top 10-shen e më të mirave në ‘Billboard 200’ këtë dekadë. Urime Dua Lipa”, ka shkruar ai./GazetaSinjali/