image Albumi i Dua Lipës certifikohet si ‘platinum’ në Mbretërinë e Bashkuar

Bota e Yjeve

Albumi i Dua Lipës certifikohet si ‘platinum’ në Mbretërinë e Bashkuar

news image

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, ka arritur edhe një sukses të radhës nga albumi “Future Nostalgia”.

I lansuar në mes të pandemisë, ky album është shndërruar në një nga të preferuarit në mbarë botën.

25-vjeçarja Dua Lipa, ka treguar se albumi i dytë i saj është certifikuar si ‘platinum’ në Mbretërinë e Bashkuar.

Future Nostalgia është tani një album platinum në Mbretërinë e Bashkuar. Është i pari në Mbretërinë e Bashkuar. Faleminderit që e keni dëgjuar, që keni kërcyer me të dhe për gjithë përkrahjen e vazhdueshme. Ju dua”, ka shkruar ajo.

Certifikimi ‘platinum’ do të thotë kur një album ka shitur një milion kopje ose kur një këngë ka shitur dy milionë kopje.

Albumi i dytë në karrierën e Lipës erdhi me 11 këngë të frymëzuara nga stili i muzikës së viteve të 80’ dhe 90′./GazetaSinjali/