Albulena Haxhiu nga radhët e Lëvizës Vetëvendosje, është deklaruar për media pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie, ku në fokus ka qenë koalicioni mes LDK-së dhe VV-së.
Ajo ka thënë se ende nuk janë ndarë ministritë mes dy partive, por ka thënë se kanë biseduar për këtë çështje. Ajo nuk ka pranuar të tregojë se cilat ministri pritet t’i marrë VV, por ka thënë se secili ministër do t’i jap përgjegjësi kryeministrit.
“Jemi dakorduar për 12 ministri ku nga pesë do t’u takojnë partnerëve të koalicionit si dhe dy ministritë e tjera partnerëve nga komunitetet.
Ajo çfarë dua të them është se secilit ministër do të jap përgjegjësi para kryeministrit dhe ajo çfarë dua të them është se nuk do të ketë ministër që atë ministri ta shndërroje në tabor të vetin dhe të përfaqësisë që përfaqëson. Pra do të ketë qasje tjetër mendësi tjetër, do ta shihni nëse bëhet qeveria”
“Ende nuk janë ndarë [ministritë v.j], por është çështje që është diskutuar dhe pa u bërë koalicioni nuk mund të saktësojmë se cilat ministri i takojnë LDK-së dhe VV-së dhe nëse bëhet koalicioni shumë shpejt do ta kuptoni edhe konceptet dhe informata të tjera”, ka deklaruar Haxhiu.
Më tutje Haxhiu është pyetur nëse LDK ka dhënë ndonjë emër për postin e presidentit, por ajo ka mohuar ato.
“Jo nuk ka emra për president”, ka deklaruar Haxhiu pas mbledhjes./Gazeta Sinjali/