Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me anë të një vendimi, ka suspenduar nga puna, Ilir Mullhaxhën.
Mullhaxha, është vëllau i deputetës së Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku. Ai ushtron profesionin e përmbaruesit privat.
Përmes një postimi në Facebook, lajmin e ka bërë të ditur zv/ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.
“Në bazë të kompetencave ligjore, sapo nënshkrova Vendimin për suspendimin e përmbaruesit privat që deri pasnesër do ta përmbaronte një borxh mbi 6 milionë euro (të llogaritur gabimisht) të Telekomit”, ka thënë Sallahu.
Sipas tij, “ka kaluar koha kur financat e Telekomit shërbenin si plaçkë për t’i pasuruar orkestruesit e tenderëve që lidheshin qëllimisht në disfavor të Kompanisë”.
“Jemi qeverisje e ruajtjes dhe mbrojtjes së financave publike që derivojnë nga tatimet e qytetarëve tanë”, ka përfunduar ai.