image Albulena Haxhiu sot pranon detyrën nga ish-ministri, Abelard Tahiri

Kosovë

Ministria/ Albulena Haxhiu sot pranon detyrën nga ish-ministri, Abelard Tahiri

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot do të pranojë detyrën nga ish-ministri, Abelard Tahiri, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës do të mbahet në ora 13:00.

“Ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës do të mbahet sot (e martë, më datë 04 shkurt 2020) në ora 13:00, në Ministrinë e Drejtësisë, objekti ish Rilindja, kati IX.”, thuhet në komunikatën dërguar mediave./Gazeta Sinjali/