Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj komunikatës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila e akuzonte Glauk Konjufcën për lidhje me Sadri Ramabajën dhe “Syrin e Popullit”.
Haxhiu, komunikatën e PDK-së e ka quajtur shpifje, duke thënë se fillimisht shpifnin për lidhje të Konjufcës me ShIK-un, ndërsa tani me “Syrin e Popullit.
“Dikur shpifnin se ka qenë në “SHIK” e tash shpifin se ka lidhje me organizatën “Syri i Popullit”. Për ta ndalur këtë abuzim, Gjykata duhet sa më parë të trajtoj padinë për shpifje për rastin e parë ndërsa prokuroria sa më parë të trajtoj kallëzimin penal kundrejt Thaçit e Veselit për deklaratat e rreme nën betim të penalizuar në Kodin Penal”, ka deklaruar ajo.
Haxhiu ka shtuar se zgjedhja e Konjufcës si kryeparlamentar ia ka kthyer dinjitetin vendin.
“Zgjedhja e Glaukut në pozitën e Kryetarit të Kuvendit, ia ka kthyer dinjitetin Kuvendit. PDK duhet të mësohet me këtë ndryshim pozitiv”, tha ajo./Gazeta Sinjali/