image Albulena Haxhiu reagon pas lajmit se barti fëmijën me veturë zyrtare

Politikë/ Albulena Haxhiu reagon pas lajmit se barti fëmijën me veturë zyrtare

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas lajmit se ka marrë djalin nga çerdhja me veturë zyrtare.

Haxhiu ka thënë se i është dashur ta merrte djalin nga çerdhja pasi as bashkëshorin nuk e kishte këtu. /Gazeta Sinjali/

Postimi i saj i plotë:

Disa portale paskan publikuar fotografinë time, duke marrë fëmiun nga çerdhja. Për gjithë ata që shkruajnë, duhet bërë e qartë se përveç se jam Ministre, jam edhe nënë. Në kohën kur ende kisha punë në Ministri dhe s’mund ta lija djalin në çerdhe, meqenëse as bashkëshorti s’ishte këtu, isha e detyruar ta merrja dhe sërish të kthehesha në punë, bashkë me të!

Kaq në lidhje me këtë lajm.