Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka publikuar në profilin e saj në Facebook një fotografi dhe një shkrim të shkurtër ku tregon mirënjohje për stafin e saj të ngushtë të punës.
“Përzemërsisht falënderuese për stafin tim për angazhimin gjatë kësaj kohe”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Zyrtarisht, pas votimit të Qeverisë Hoti, ish-ministrja e VV-së, sot është në ditën e saj të fundit në zyrë./ Gazeta Sinjali/