image Zyra e BE-së reagon për protestën e veteranëve

Sociale

Zyra e BE-së reagon për protestën e veteranëve

news image

Zyra e BE-së në Prishtinë ka reaguar për protestën që aktualisht është duke u mbajtur para Kuvendit të Kosovës, nga veteranët e UÇK-së, pas mos përfshirjes së tyre në projektligjin për pagën minimale.

Nga kjo zyrë, thonë se e drejta e tubimit paqësor garantohet me ligj dhe se duke njohur të drejtën për protestë, kanë bërë thirrje që protestuesit të përmbahen nga aktet e dhunës dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, në mënyrë që të ruhet rendi dhe qetësia, derisa të dëgjohet zëri i tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

“E drejta për tubim paqësor garantohet me ligjin ndërkombëtar dhe të Kosovës. Duke njohur të drejtën për të protestuar, u bëjmë thirrje të gjithë protestuesve në Kosovë sot që të përmbahen nga çdo formë dhune dhe të bashkëpunojnë me Policinë për ruajtjen e rendit publik, dërisa dëgjohet zëri i tyre”, thuhet në reagimin e zyrës së BE-së.

/GazetaSinjali/