image Albulena Haxhiu reagon ashpër pas vendimit të Gjykatës për rastin "Pronto"

Kosovë

Shkrimi/ Albulena Haxhiu reagon ashpër pas vendimit të Gjykatës për rastin “Pronto”

news image

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit lirues për të gjithë të akuzuarit në rastin “Pronto”.

Haxhiu ka thënë se ky vendim i Gjykatës Themelore të Prishtinës dëshmon vulën e një shteti të kapur, dhe se për këtë, sipas saj duhet të formohet urgjentisht qeveria e re, shkruan Gazeta Sinjali.

Aktgjykimi i sotëm, sipas Haxhiut i ka mbytur shpresat e të rinjve dhe qytetarëve në Kosovë.

“Aktgjykimi lirues për të akuzuarit e aferës Pronto është goditje e rëndë për shtetin e së drejtës. Gjykata sot, i dha të drejtë atyre që ia kanë mbytur shpresën rinisë dhe qytetarëve të Kosovës me veprime kriminale me qëllim të kapjes së shtetit”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka kërkuar të dij nga trupi gjykues se çfarë prova tjera janë dashur përveç audio-incizimeve.

“Trupi gjykues i dha të drejtë abuzuesve. Çfarë prova i janë dashur trupit gjykues, kur të gjithë me veshët tanë i kemi dëgjuar abuzuesit?!”, ka shkruar Haxhiu.

https://www.facebook.com/hapeporten/posts/3228724867198282

Adem Grabovci, Zenun Pajazit, Besim Beqaj dhe 8 të akuzuarit e tjerë në rastin “Pronto” janë shpallur të pafajshëm në aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Kryetari i trupit gjykues gjykatësi Shashivar Hoti, ka bërë të ditur vendimin, duke sqaruar se për Adem Grabovcin, Besim Beqajn, Zenun Pajazitin dhe 8 të akuzuarit e tjerë nuk është provuar se kanë kryer veprën penale për të cilën janë akuzuar. /Gazeta Sinjali/