image Albulena Haxhiu paralajmëron se Vetëvendosje do t’i publikojë të gjitha ofertat ndaj LDK-së

Kosovë

Albulena Haxhiu paralajmëron se Vetëvendosje do t’i publikojë të gjitha ofertat ndaj LDK-së

news image

Albulena Haxhiu, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka paralajmëruar se shumë shpejtë partia e saj do t’i publikojë të gjitha ofertat e bëra në drejtim të LDK-së.

Ajo pas takimit maratonik mes LDK-së dhe VV-së që ishte nën prezencën e ambasadorëve të shteteve të Quint-it, ka akuzuar LDK-në se me ofertën e tyre, po dëshirojnë të tallen me postin e kryeparlamentarit.

“Ne nuk kemi pranuar propozimin e LDK-së për shkak se është përmbysje e vullnetit të 75 deputetëve, është tallje për postin e kryeparlamentarit se fillimisht të zgjidhet, tani të shkarkohet të emërohet dikush tjetër, e pas një viti të emërohet përsëri dikush tjetër. Kjo është tallje me qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Më tutje ajo ka thënë se ambasadorët janë ftuar në takimin e sotëm vetëm që të kenë një pasqyrë më të qartë se çfarë po ndodhë.

“Shtetet e Quint-it nuk janë ftuar për të ndërmjetësuar, por vetëm ta kenë një pasqyrë të qartë se çfarë po ndodhë”, ka deklaruar ajo.

Më tutje Haxhiu ka thënë se shumë shpejtë VV do t’i publikojë të gjitha ofertat e bëra në drejtim të LDK-së.

– “Shumë shpejtë të gjithë ofertat e VV-së do të bëhen publike dhe më shumë se kaq VV nuk ka asgjë çfarë të bëjë. Nuk kemi caktuar ndonjë takim, por liderët tanë do të jenë në komunikim të vazhdueshëm”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/