Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar se do të ngrisë padi ndaj ish-deputetit, Milaim Zeka mbi akuzën për shpifje.
Këtë e ka bërë të ditur shefi i kabinetit të ministres Haxhiu, Blerim Sallahu përmes rrjetit social Facebook, shkruan Gazeta Sinjali.
Sallahu ka thënë se të hënën, Haxhiu do të dorëzojë padinë për shpifje ndaj Milaim Zekës.
Ai shton se padia ka të bëjë për një deklaratë së fundmi të Zekës, ku ka thënë se Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu janë takuar me prokurorë nga zyra e prokurorit të specializuar.
Postimi i plotë i Blerim Sallahut: