Ashtu sikurse ish-kryeministri Albin Kurti, as ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të detyrës së ministres.
Mospjesëmarrjen e saj për dorëzimin e detyrës te ministri i ri i Drejtësisë Selim Selimi, e konfirmuar për Gazetën Sinjali, ish-shefi i kabinetit të Haxhiut, Blerim Sallahu.
“Albulena Haxhiu nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit”, tha Sallahu për Gazetën Sinjali.
Ndryshe, Albin Kurti është deklaruar dje se nuk merr pjesë në dorëzimin e detyrës së kryeministrit.
Për kryeministrin e sapo zgjedhur, Avdullah Hoti, Kurti ka thënë se “nuk do ta bëj pranim-dorëzimin sepse nuk mund ta pranoj atë që e shkarkova”. /Gazeta Sinjali/