image Albulena Haxhiu ngrit padi kundër ish-deputetit, e akuzon për shpifje

Kosovë

Drejtësi/ Albulena Haxhiu ngrit padi kundër ish-deputetit, e akuzon për shpifje

news image

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka ngritur padi ndaj ish- deputetit të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zekës, pas deklaratës ku ky i fundit pretendonte se Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrja Haxhiu janë takuar me kryeprokurorin e Gjykatës Speciale.

Në padinë e ministres Haxhiu thuhet se Zeka ka shpifur dhe kështu ka dëmtuar reputacionin e saj dhe të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Kjo deklaratë dihet qartazi se është e pasaktë dhe për këtë është në dijeni edhe vet i padituri Milaim Zeka por e ka bërë këtë me qëllim të dëmtimit dhe cenimit të imazhit të palës paditëse”, thuhet në mes tjerash në padinë e dërguar në Gjykatën Themlore.

Haxhiu ka kërkuar kompensim në të holla dhe sipas saj këtë vlerësim duhet ta bëjë Gjykata kompetente që e trajton rastin.

“Pala paditëse vlerëson se për shkak të përjetimit të dhimbjes shpirtërore, denigrimit të personalitetit dhe cenimit të autoritetit, në bazë të nenit 182 par. 1 të Ligjit nr. 04/L-077 për Marrëdhëniet e Detyrimeve, kompensimi i dëmit jo material të bëhet në të holla në vlerë të caktuar në bazë të vlerësimit të gjykatës kompetente”, thuhet tutje në padi.