image Albulena Haxhiu shpreh pikëllimin për varrimin e 35 vjeçares

Sociale

Albulena Haxhiu shpreh pikëllimin për varrimin e 35 vjeçares

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi të bërë në rrjetin e saj social “Facebook” ka treguar se ka qenë në varrimin e Hamide Magashit, gruas e cila dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili, raporton Gazeta Sinjali.

Ajo ka thënë se Hamide Magashi dhe foshnja e saj e palindur tashmë janë në amshim, por prezenca e tyre do të mbetet gjatë në kujtimin e të gjithëve, duke reflektuar për të mos lejuar kurrë më veprime të tilla.

“Qoftë e fundit kjo viktimë! Qoftë i paharruar kujtimi për të”, ka shkruar Haxhiu.

Postimi i plotë pa ndërhyje:

Të pikëlluar e me zemër të thyer u mblodhëm në varrimin e gruas e cila tragjikisht u vra, një ditë para se të bëhej nënë.

Hamide Magashi dhe foshnja e saj e palindur tashmë janë në amshim, por prezenca e tyre do të mbetet gjatë në kujtimin e të gjithëve, duke reflektuar për të mos lejuar kurrë më veprime të tilla.

Qoftë e fundit kjo viktimë! Qoftë i paharruar kujtimi për të!

/GazetaSinjali/