image Albulena Haxhiu konfirmon problemin e ri të VV-së me LDK-në për ndarjen e posteve

Kosovë

Koalicion/ Albulena Haxhiu konfirmon problemin e ri të VV-së me LDK-në për ndarjen e posteve

news image

Sipas deputetes së Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, Lidhja Demokratike e Kosovës po dëshiron që situata e negociatave mes dy partive për formimin e qeverisë të kthehet në periudhën kur flitej që LDK-së do t’i takonte pozita e kryeparlamentarit.

Në një intervistë në KTV, Haxhiu ka thënë se megjithatë zgjedhja e 26 dhjetorit e Glauk Konjufcës të VV-së kryeparlamentar është çështje e pakthyeshme për partinë e saj.

“E dini se qysh një ditë pas zgjedhjeve ka pas insistime të VV-së për të arritur koalicionin me LDK-në. Edhe përkundër vullnetit tonë, fatkeqësisht s’kemi ende marrëveshje me LDK-në. Jemi lëshuar fillimisht në aspektin programor dhe kemi arritur të përfshijmë 50 për qind të programit të LDK-së. Kemi mbyllur të gjitha çështjet në arsim, shëndetësi, drejtësi e prioritete të tjera. Kur jemi lëshuar në nivelin e ndarjes së përgjegjësive, kemi hasur në rezistencë”.

“Kemi pasur takime ditëve të fundit. Kemi pasur shumë takime sepse kemi pasur mospajtime. S’mund të them me garancë se marrëveshja VV-LDK do të ndodhë me siguri sepse s’varet vetëm prej nesh. Negociatat kanë ngecur te kërkesa e LDK-së për kthim të para datës 26 dhjetor, kthesë e vendimit të deputetëve për kryeparlamentarin që është e papranueshme për ne. U kemi bërë një ofertë e po presim përgjigjen”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se Konjufca ishte zgjedhur kryeparlamentar i Kuvendit edhe me votat e LDK-së, në seancën konstituive të Kuvendit. Partitë kishin hyrë në këtë seancë pa marrëveshje për bashkëqeverisje.

Deri më tani ishte raportuar se problemi mes LDK-së dhe VV-së kishte qenë ai i postit të Presidentit, por duket se edhe çështja e kryeparlamentarit është pozitë që vazhdon t’i ndajë këto dy parti nga koalicioni.