Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu, i është përgjigjur deklaratave të mëhershme të Nismës, e cila tha se VV po bën pazare me Nenad Rashiqin për votat e ardhura nga Serbia.
Haxhiu përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka thënë se Fatmir Limaj e Bilall Sherifi para se ta akuzojnë VV-në, duhet të tregojnë se çfarë pazara kanë bërë me Listën Serbe.
“Sot kuptova që Lista Serbe nuk është ankuar në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP-it. A thua pse? Limaj e Sherifi, para se të shpifin kundrejt Lëvizjes, le të na tregojnë pazarin që e kanë bërë me Listën serbe. Kot e keni. Pazari nuk kalon”, ka shkruar ajo./Gazeta Sinjali/