image Albulena Haxhiu: Hoti po e shkatërron secilën nismë të mirë të Qeverisë Kurti

Politikë

Albulena Haxhiu: Hoti po e shkatërron secilën nismë të mirë të Qeverisë Kurti

news image

Ish-ministrja e Drejtësisë nga Lëvizja Vetëvendosje, njëherësh anëtare në këtë subjekt politik, Albulena Haxhiu ka deklaruar se pazaret për rrëzimin e Qeverisë Kurti, penguan nismat e ndërmarra për adresimin e krimeve të luftës nga Serbia, shkruan Gazeta Sinjali.

Haxhiu përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka shkruar se Qeveria Hoti po e shkatërron secilën nismë të ndërmarrë nga ish-Qeveria Kurti, duke zvarritur çështjen e adresimit e krimeve të luftës.

“Qeveria Kurti ishte e përkushtuar për adresimin e krimeve të luftës të shkaktuara nga Serbia, por për shkak të pazareve për rrëzimin e Qeverisë nuk na lejuan ta finalizojmë”, shkroi ajo.

/Gazeta Sinjali/