image Albulena Haxhiu flet pasi u emërua ministre e Drejtësisë

Kosovë

Qeveria/ Albulena Haxhiu flet pasi u emërua ministre e Drejtësisë

news image

Albulena Haxhiu nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje sot është emëruar ministre e Drejtësisë.

Pas marrjes së  kësaj pozite ajo ka reaguar përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, raporton Gazeta Sinjali.

Haxhiu ka falënderuar deputetët që votuan Qeverinë e re si dhe ka thënë se do të punojë në shërbim të shtetit të së drejtës.

Për këtë, falenderoj aktivistët e qytetarët për mbështetjen e madhe si dhe deputetët e Kuvendit që votuan Qeverinë e re e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve. Ministrinë e Drejtësisë e presin sfida të shumta por jam e bindur që synimet tona për shtetin e së drejtës do të jetësohen”, ka shkruar ajo në Facebook.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3323191161084985&set=a.524198150984314&type=3&theater

Kujtojmë se sot u votua Qeveria Kurti me 66 vota për dhe 10 abstenime, pas disa orësh debat nga opozita, të cilët e lëshuan sallën e Kuvendit pak para votimit të qeverisë./Gazeta Sinjali/