Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka kritikuar dekorimin e ish-shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni, me medaljen e Skënderbeut nga ana e kryeministrit në largim të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ish-shefi i AKI-së, që ka qenë gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, është konsideruar si një prej njerëzve të presidentit Hashim Thaçit nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Medalja e Skënderbeut?? Pas dorëheqjes, nga kryeministri që është edhe i dorëhequr edhe i humbi zgjedhjet??!!”, ka shkruar Haxhiu në faqen e saj në Facebok për këtë vendim të kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj./Gazeta Sinjali/