Madeleine Albright, gruaja e parë sekretare e shtetit të ShBA-së, e cila ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë, ka vdekur në moshën 84-vjeçare.
Ajo ishte një figurë qendrore në administratën e presidentit Bill Clinton, duke ndikuar shumë në lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës.
Në një video që publikoi për të festuar 10-vjetorin e shtetit më të ri në kontinentin e vjetër, Albright tha: “Sa herë që më pyesin se për çfarë jam më krenare për atë që kam arritur, i them duke ndihmuar popullin e Kosovës”.
Albright ishte fytyra e politikës së jashtme të ShBA-së në dekadën mes fundit të Luftës së Ftohtë dhe Luftës kundër Terrorit pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, një epokë e shpallur nga presidenti George W. Bush si ‘rend i ri botëror’.
Former Secretary of State @madeleine sends a warm message to #Kosovo's people on #Kosova10 – “Whenever I’m asked of what I’m most proud of accomplishing as Secretary of State, I say it was helping the people of Kosovo”. ???????????????? #Kosovo10 pic.twitter.com/Gh7AJbpSvm
— Embassy of Kosovo US (@KosovoinUS) February 16, 2018
Për shkak të punës së saj për demokraci dhe të drejtat e njeriut, ajo më 2012 ishte nderuar me Medaljen Presidenciale të Lirisë, që është çmimi më i lartë civil në Shba.