Rapid Bukureshti u kthye sonte te fitorja në Liga 1 të Rumanisë duke mposhtur Poli Iasi, teksa Albion Rrahmani ishte kontribuues me një asistim.
Ndeshja e zhvilluar në “Superbet Arena” përfundoi me rezultatin 3:2.
Rrahmani ishte asistues i golit të i shënuar nga Alexandru Ionita (22’). Për sulmuesin kosovar ishte ky asistimi i tij i dytë këtë sezon.
23-vjeçari kishte mundësi të shënohej edhe në listën e golashënuesve, por e humbi një penallti në fundin e pjesës së parë (45+4’).
Kësisoj, Rrahmani mbetet në kuotën e gjashtë golave në elitën e futbollit rumun.
Ndryshe, Rapidi pas kësaj fitore ka 22 pikë dhe renditet në pozitën e tretë në tabelë.
🇷🇴 Albion Rrahmani with a brilliant assist as Rapid is facing Poli Iasi in Liga I.pic.twitter.com/C9YMGwg7sm
— Kosovan Football 🇽🇰 (@kosovanfooty_EN) October 6, 2023