image Albion Ademi afër transferimit në Turqi

Futboll

Albion Ademi afër transferimit në Turqi

news image

Sulmuesi i skuadrës finlandeze ‘Marihamn’, Albion Ademi ka mundësi ta vazhdojë karrierën në kampionatin elitar të Turqisë.

Ademi i është sugjeruar skuadrës së ‘Trabzonsporit’, përcjellë Sinjali Sportiv.

21-vjeçari ka shkëlqyer edicionin që përfundoi në fund të vitit të kaluar duke shënuar 14 gola dhe tri asistime në 22 paraqitje.

Ademi te ‘Mariehamni’ u transferua në janar të vitit të kaluar, ndërsa ka kontratë deri në fund të këtij viti.

Ai karrierë më herët ka bërë edhe te skuadrat tjera finlandeze, Inter, Kemi Kings dhe TPS.

/Sinjali Sportiv/