Një burrë nga Misuri ka kapur një video të ‘takimit’ të tij të ngushtë me një dre albino që e pa duke qëndruar në anë të një rruge.
Dale Richardson postoi një video në Facebook duke treguar drerin krejt të bardhë që ai vuri re duke qëndruar vetëm disa metra larg një rruge në Marshfield.
Richardson tha se ka parë drerin bishtbardhë albino që endet në zonë në dy raste të mëparshme.
Francis Skalicky, i Departamentit të Konservimit të Misurit, tha se dreri albino, i njohur ndonjëherë si “dreri fantazmë”, është i njohur për zyrtarët.
“Për këtë të veçantë rreth Marshfield ne kemi marrë disa raporte“, tha Skalicky për KOLR-TV, shkruan upi.
Departamenti tha se rreth një në 30 mijë drerë lindin albino, që do të thotë se trupave të tyre u mungon i gjithë pigmenti.