Skitari kosovar, Ablin Tahiri ka garuar në sllallom të skijimit alpin në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”.
Tahiri këtë garë e ka përfunduar në pozitën e 37-të, me kohë të përgjithshme 2:20.94 minuta.
Duke përfunduar kështu 18:57 sekonda prapa fituesit Noel Clement të Francës.
Kurse, medaljen e argjendtë e fitoi Johannes Strolz, ndërsa të bronztën norvegjezi Sebastian Foss-Solevaag.