image Albin Kurti shkon në këmbë në qeveri, tregon se po punon edhe të dielave

Kosovë

Qeveria/ Albin Kurti shkon në këmbë në qeveri, tregon se po punon edhe të dielave

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar para pak minutash disa fotografi duke ecur rrugës për në punë, duke treguar kështu se po punon edhe të dielave.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Kurti ka thënë se ka shkuar në zyrë pa makinë.

“Sot lëviza në këmbë nëpër qytet dhe shkova në zyrë pa makinë. Ambienti është jeta. Prandaj, le ta ruajmë. Sa herë është e mundur duhet ta shmangim lëvizjen me automjet”, ka shkruar Kurti.

Kujtojmë se para disa ditësh, teksa kishte folur për qeverisjen e tij, Kurti kishe deklaruar se ai dhe ekipi i tij nuk kanë ditë pushimi./Gazeta Sinjali/

https://www.instagram.com/p/B86M9V2ljjg/