image Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe ministrat bëjnë homazhe në Prekaz

Kosovë

Ngjarje/ Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe ministrat bëjnë homazhe në Prekaz

news image

Kurti e Osmani bëjnë homazhe në Prekaz, e quajnë kryeqytet të kryengritjes e atdhedashurisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kuriti dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, kanë bërë homazhe në Prekaz. Bashkë me ta ishin edhe ministra e zëvendësministra të kabinetit qeveritar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se sot kanë bërë homazhe në Prekaz, në kryeqytetin e kryengritjes për liri.

“Në 12-vjteorin e shpalljes së pavarësisë i kujtojmë me mall e pikëllim, por edhe me shumë krenari”, ka thënë ai.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se sot ishin për të nderuar në këtë 12 vjetor komandantin legjendar Adem Jasharin dhe familjen e tij.