Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se do të takohet me të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, para se të bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit.
Kurti ka theksuar se është e rëndësishme harmonizimi i programit qeverisës LDK-VV, për 80 për qind.
“Së pari me siguri do të takohemi para certifikimit të rezultatit me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën, së dyti mbi 80 për qind është harmonizuar programi qeverisës VV-LDK, së treti jemi dakorduar që me insistim do të synojmë vetëm 12 ministri, më së shumti nga dy zëvendësministra për ministri dhe së paku 30 për qind gra ministra dhe vetëm pas harmonizimit të plotë programor për mandatit tonë qeverisës me një dokument shumë faqesh, ne do ta bëjmë edhe ndarjen e përgjegjësive në ekzekutiv por kjo është pjesa më e lehtë e punës, se më e vështira tashmë e kemi kaluar, e ky është harmonizimi programor”, ka thënë Kurti./Gazeta Sinjali/