image Albin Kurti tregon për një "problem" tjetër që ishte mes LVV-së dhe LDK-së

Kosovë

Qeveria/ Albin Kurti tregon për një “problem” tjetër që ishte mes LVV-së dhe LDK-së

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qeveria e re ka hapur një kapitull të ri, duke e pasur programin e harmonizuar mbi emrat e përveçëm të qeveritarëve.

Kurti në një intervistë për RTK-në, ka thënë se nuk ka qenë aspak e lehtë të harmonizohej programi qeverisës, raporton Gazeta Sinjali.

“Këtë çështje ne e kemi diskutuar në gjashtë takime aspak të lehta kur e kemi harmonizuar programin. Pra ne e kemi harmonizuar programin tonë, nuk ka qenë aspak kollaj, kanë qenë takime të gjata me negociata të vështira, por interesimi ka qenë më i pakët sepse është diskutuar për tema e çështje, atë pjesë e kemi kaluar. A do të na shfaqen çështje në ecje e sipër që do ta kenë edhe nuancën ideologjike të pikë vështrimeve tona, me siguri që po. Mirëpo sa i përket programit ajo është një gjë që konsiderohet e përmbyllur”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/