Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka treguar arsyen e shkarkimit të Avdullah Hotit nga posti i zëvendëskryeministrit të parë.
Kurti tha se Avdullah Hoti funksiononte si një centrifugë e fyerjeve dhe sharjeve për kryeministrin.
“E kam shkarkuar pse nuk dha dorëheqje. Nuk është korrekte të dalësh në foltore të shërbesh si ventilator i ofendimeve dhe tështireshe se nuk ka ndodhur asgjë”, tha Kurti në KTV, transmeton Gazeta Sinjali.
Më tej tha se në seancën e fundit të Kuvendit Avdullah Hoti ulej në ulësen ku ulej Agim Veliu, ish-ministri i Punëve të Brendshme. /Gazeta Sinjali/