image Albin Kurti tregon 'betejën' me Isa Mustafën për të zgjedhur i pari ministritë

Kosovë

Albin Kurti tregon ‘betejën’ me Isa Mustafën për të zgjedhur i pari ministritë

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka treguar për betejën me Isa Mustafën nga LDK për të zgjedhur i pari me ministritë në Qeverinë Kurti.

Ai ka thënë se ishte insistuar nga të dy që të zgjedhin të parët me ministritë.

“Unë ja kam ofruar Mustafës nëse duam t’i zgjedhim nga një apo dy. Ai tha nga një”.

“I thash unë si kryeministër duhet unë me zgjedh i parë. Më tha që ai duhet të zgjedh i pari. I thash që unë duhet të zgjedh i pari, më tha që ai duhet të zgjedh i pari. E pyeta a keni ndonjë mendim si të dalim nga kjo çështje. Më tha nuk kam ndonjë ide”.

“I thash mirë pra po ia bëjmë si në tenis dhe ende pa e përfunduar fjalinë tha që ai po zgjedh i parë”, ka deklaruar Kurti në Jeta në Kosovë.

Më tutje Kurti ka thënë se Mustafës i kishte bërë edhe një ofertë tjetër për koalicion ku në të ishte përfshirë edhe posti i presidentit. Ai thotë se Mustafa e kishte refuzuar.

“Në tetor të viti 2018 unë ia pata bë një ofertë Mustafës ku e pata përfshi edhe postin e presidentit dhe unë i pata thënë që ta diskutojmë meqenëse presidenti ka mandatë në gjysmën e mandatit tonë dhe në mandatin e dytë tonin. Ne nuk kemi marrëveshje tash për 8 vite sepse nuk më është pranuar ajo ofertë. Unë nuk mundem me të dhënë në tavolinë më shumë sesa që ka dhënë populli”, ka deklaruar Kurti./Gazeta Sinjali/