image Ahmeti pas takimit me Kurtin: Qëndrojmë në përkrahje të Kosovës në drejtim të gjetjes së zgjidhjes me Serbinë

Politikë

Ahmeti pas takimit me Kurtin: Qëndrojmë në përkrahje të Kosovës në drejtim të gjetjes së zgjidhjes me Serbinë

news image

Kryeministri Albin Kurti është takuar me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili ka ardhur në Kosovë së bashku me një delegacion ministrash nga Qeveria maqedonase.

Në këtë takim të Kurtit dhe Ahmetit është diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Kurse, në njoftimin e bërë nga dy qeveritë thuhet se Kurti dhe Ahmeti kanë rënë dakord që procesi i dialogut duhet të përmbyllet sa më shpejtë me njohje të ndërsjellë mes dy vendeve.

Pas këtij takimi Ahmeti ka thënë se do të qëndrojmë në përkrahje të Kosovës në drejtim të gjetjes së zgjidhjes me Serbinë

“Vazhdojmë të qëndrojmë në përkrahje të Kosovës në drejtim të gjetjes së zgjidhjes me Serbinë përmes njohjes së ndërsjelltë si proces i rëndësishëm për stabilitetin dhe perspektivën e zhvillimit të mbarë rajonit” ka shkruar Ahmeti.

Po ashtu, është diskutuar për menaxhimin e situatës me pandeminë, gjendjen nëpër institucionet shëndetësore dhe mundësinë e lehtësimit të masave. /GazetaSinjali/