image Albin Kurti sot raporton para deputetëve për dialogun me Serbinë - Sinjali

Albin Kurti sot raporton para deputetëve për dialogun me Serbinë

news image

Sot Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare, e ku në rend dite është edhe raportimi i kryeministrit Albin Kurti, lidhur me procesin e dialogut.

Seanca pritet të mbahet nga ora 10:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali ka siguruar rendin e ditës me 8 pikat që pritet të diskutohen në Kuvend.

Kurti po raporton para deputetëve pak ditë para takimit që do të mbajë në Bruksel, më 15 qershor me presidentin serb, Aleksandar Vuciqin.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin