image Albin Kurti shkel masat e Qeverisë, vetë i 41-ti në mes të Podujevës

Kosovë

Albin Kurti shkel masat e Qeverisë, vetë i 41-ti në mes të Podujevës

news image

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot ka vizituar Podujevën, një javë para zgjedhjeve në këtë komunë, shkruan Gazeta Sinjali.

Por, ajo që shihet në fotografitë e publikuara nga ky subjekt, është mosrespektimi i masave anti-COVID, kështu duke u grumbulluar më shumë se 41 persona.

Në mesin e tyre shihet Kurti, i cili nuk e ka vendosur siç duhet maskën kundër përhapjes së koronavirusit.

Po ashtu, në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se kësaj partie u janë bashkuar edhe 600 aktivistë të rinj./Gazeta Sinjali/