image Albin Kurti: Që nga nesër do t’i trokas LDK-së në derë për të bërë koalicion

Kosovë

Zgjedhje/ Albin Kurti: Që nga nesër do t’i trokas LDK-së në derë për të bërë koalicion

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se qysh ditën e nesërme do të trokas në derën e LDK-së, për të biseduar për koalicionin e ardhshëm mes dy partive.

Ai ka thënë se sa më parë që krijohet koalicioni do të ishte më mirë për vendin.

“Unë do të bëjë përpjekjet që qeveria e ardhshme të krijohet sa më parë për shkak se jemi në fund të vitit dhe në të njëjtën kohë bisedimet për koalicionin qeverisës do të reflektojnë për projektligjin për vitin 2020”.

“Prandaj sonte nuk do t’i trokas në derë LDK-së për koalicion, por do ta trokas qysh nesër sepse nuk kemi kohë për të humbur. Qytetarët presin shumë nga ne për shkak se erdh dita”, ka deklaruar Kurti.

Kurti nuk ka pranuar të flas në asnjë mënyrë për ndonjë koalicion me partitë të tjera. Ka thënë se e dëshiron koalicionin me LDK-në. Ai ka thënë se askush nga politikanët nuk e ka uruar deri më tani.

“Kurrë nuk më kanë uruar më shumë qytetarët dhe kjo tregon se qytetarët janë shumë të gëzuar dhe për mua kjo është më e rëndësishme dhe besoj që do të fillojnë që nga nesërme. Nga politikanët nuk më ka uruar kush, por kjo çështje nuk është me rëndësi për derisa më kanë uruar qytetarët”.

“Ne këtë e kemi objektiv synim dhe qëllim dhe do të ishte jo falënderuese dhe e gabueshme nëse do mendonim çfarë do tjetër”, ka deklaruar Kurti.

Më tutje kandidati për kryeministër nga VV ka thënë se nuk e ka të qartë ende se më kë do të bisedojë për koalicion me Isa Mustafën apo Vjosa Osmanin.

“Nuk e kam menduar këtë gjë, por do të ishte mirë me të dytë dhe këtë do ta bëjmë qysh nesër. Ndryshimi ka ndodhur dhe opozita ka fituar. Këtij ndryshimi po i prinë VV. Unë e dua koalicionin me LDK-në”, ka deklaruar Kurti./Gazeta Sinjali/.