image Albin Kurti pranë Edi Ramës në Berlin, kryeministrja e Serbisë shihet teksa i flet vetëm Ramës

Politikë

Albin Kurti pranë Edi Ramës në Berlin, kryeministrja e Serbisë shihet teksa i flet vetëm Ramës

news image

Kryeministri Albin Kurti po merr pjesë në Samitin e radhës për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili po mbahet në Berlin të Gjermanisë.

Kurti u fut në sallën ku po mbahet ky samit dhe më pas është ulur pranë kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Kryeministri teksa është futur është parë me një grumbull dokumentesh në dorë.

Në një moment aty afrohet kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, e cila zgjedh ta përshëndesë vetëm Edi Ramën, por jo edhe Kurtin.

/GazetaSinjali/