Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bashkë me shefin e kabinetit do të përfaqësojë Lëvizjen Vetëvendosje në takimin e sotëm të thirrur presidenti Hashim Thaci.
Përvec Haxhiut, në Presidencë kanë arritur edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i PDK-së, Kadri Veseli që në takim ka shkuar së bashku me nënkryetarin Uran Ismaili.
Në anën tjetër, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është parë duke hyrë në ndërtesën e Kuvendit së bashku me këshilltarin e tij, Selim Selimin.