image Albin Kurti me një tjetër video, e bën fajtore LDK-në për dështimin e marrëveshjes

Politikë

Mosmarrëveshja/ Albin Kurti me një tjetër video, e bën fajtore LDK-në për dështimin e marrëveshjes

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka publikuar një video pasi propozoi veten te presidenti si mandatar për formimin e qeverisë.

Përmes një videoje, Kurti ka thënë se letrën e kanë dorëzuar pa marrëveshje paraprake me LDK-në.

“Propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje si subjekt fitues nga zgjedhjet e 6 tetorit kemi dashur ta dërgojmë te presidenti pas një marrëveshje me LDK-në. Në mbledhjen konstituive të Kuvendit më 26 dhjetor shkova pa pasur një marrëveshje, edhe te presidenti më 6 janar, shkova pa marrëveshje parapkrake. Dhe tani, dy javë pas atij takimi 4 minutësh, ne ende nuk kemi  marrëveshje për qeverinë e re. Ne sot po e dërgojmë propozimin tonë me shkrim te presidenti”, ka thënë Kurti.

“Ne nuk e kemi pranuar propozimin e fundit e fundit të LDK-së por jemi treguar shumë të gatshëm për takime të mëtejshme për gjetjen e alternative tjera që do të ishin të pranueshme për të dy palët”, ka theksuar ai.

Ai ka thënë se ideja e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa për të mos u takuar, siç ka thënë ai “vetëm sa për t’u takuar”, do të thotë “lëre”.

“Qasja “merre ose lëre”, do të thotë lëre”, ka thënë Kurti.

https://www.facebook.com/albini2017/videos/188089132335119/?t=0

Kurtit tani i ka 15 ditë afat për ta formuar qeverinë e re të Kosovës. /Gazeta Sinjali/