Zëvendëskryeministri Haki Abazi, sot në konferencë ka bërë të ditur përmes prezantimit të aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë ditës së pavarësisë së Kosovës, se kryeministri Albin Kurti do të vizitojë varrin e ish- presidentit Ibrahim Rugova dhe Adem Demaçit.
Abazi ka bërë të ditur se fillimisht vendosin kurora lulesh te kompleksi memorial “Adem Jashari”, te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe Adem Demaçi.
Në këtë përvjetor të pavarësisë, kryeministri Albin Kurti do të shkojë për herë të parë për homazhe te varri i ish-presidentit Rugova.
“Do të fillojmë në ora 08:00 me ngritjen e flamurit, të pranishëm do të jenë dy udhëheqësit shtetërorë dhe komandanti i FSK-së.Vendosja e kurorave në kompleksin memorial “Adem Jashari”. Vendosja e kurorave të varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. Vendosje kurorash te varri i veprimtarit Adem Demaçi dhe në seancën solemne të Kuvendit ku do të flet kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani”, ka deklaruar Abazi./ Gazeta Sinjali/