Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës, ka ndarë afër 30 mijë euro për GIZ-in gjerman, për shkak të projektit me refugjatët e Shqipërisë që kishin ardhur në Kosovë për shkak të tërmeteve, raporton Gazeta Sinjali.
Në vendimin e nënshkruar nga Kurti thuhet se këto para janë ndarë për shkak të projektit që GIZ-i kishte për t’i mbështetur refugjatët që kishin ardhur në Kosovë, e që qëndruan në parkun inovativ të Biznesit në Prizren.
Këto para janë ndajrë nga rezervat shtetërore më saktësisht nga kategoria e “Shpenzimeve të Paparashikuara”.
Kujtojmë në tërmetet e shumta që Shqipëria u godit në dhjetor të vitit të kaluar, shumë banorë të prekur ishin larguar nga Shqipëria me arsyetimin të frikës nga fatkeqësitë e tërmetit.
Shumë prej tyre kishin ardhur në Kosovë, ndërsa nuk dihet ende numri i saktë i personave që kishin kërkuar strehim nga Shqipëria në Kosovë./Gazeta Sinjali/