image Kurti: U tentua shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi edhe me mua si kryeministër

Kosovë

Seanca/ Kurti: U tentua shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi edhe me mua si kryeministër

news image

Kryeministri Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme e cila po mbahet për tarifën 100 përqind ndaj produketeve të Serbisë dhe Bosnjës & Hercegovinës, ka theksuar se ka ekzistuar një ide për shkëmbim territoresh mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kurti ka thënë se kjo ide ishte bërë pasi ai u bë kryeministër, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ka pasur një ide që të bëhet një marrëveshje mes presidentëve për shkëmbim territoresh me mua si kryeministër”, është shprehur Kurti.

Kurti këtë deklaratë e tha duke i replikuar shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinajt.

Haradinaj i tha Kurtit se dikur rrëzonte kamiona me mallra të Serbisë ndërsa tani po fillon të bashkëpunojë me shtetin e Serbisë duke dëmtuar Kosovën./ Gazeta Sinjali/