Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti si dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani ishin të pranishëm në ceremoninë e organizuar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
I pari i vendit pas fjalimit që mbajti në këtë ceremoni doli edhe për t’i përshëndetur mysafirët, shkruan Gazeta Sinjali.
Në organizimin që u mbajt në Katedralen, “Nënë Tereza”, Thaçi ua zgjati dorën edhe dy rivalëve më të mëdhenj politik, Albin Kurtit e Vjosa Osmanit.
Gjatë karrierës politike, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani, në vazhdimësi paten shprehur kundërshtitë e tyre ndaj Hashim Thaçit./Gazeta Sinjali/