image Albin Kurti del nga takimi me Hashim Thaçin pa u bërë ende 5 minuta

Kosovë

Takim/ Albin Kurti del nga takimi me Hashim Thaçin pa u bërë ende 5 minuta

news image

Takimi mes Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit, ka përfunduar në më pak se 5 minuta, takim ky i thirrur nga presidenti i vendit për krijimin e institucioneve të vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Kryetari i VV-së, ka thënë se takimi ka qenë i shkurt për shkak se nuk ka pasur ndonjë rëndësi ky takim, por ka qenë vetëm takim konsultativ.

“Takimi ishte i pak minutësh për shkak se nuk ka pasur natyre juridike, por ka qenë takim konstituiv”, ka deklaruar Kurti.

Në takim nuk ka pasur shtrëngim duarsh, por kjo sipas Kurtit është bërë për shtrëngim duarsh ka pasur në fillim dhe nuk ka pasur nevojë të shtrëngohen duart përsëri në prani të mediave.

Para takimit me Thaçin, Kurti përmes një video në Facebook, ka bërë të ditur se nuk ka arritur marrëveshje me LDK-në për koalicion.

Aty ai ka prezantuar 5 kandidatët për ministra, duke i kërkuar që të njëjtën gjë ta bëjë edhe LDK-ja. Më tutje po ashtu ai ka treguar se ka kërkuar takim me Isa Mustafën, por sipas tij një gjë e tillë ka qenë e pamundur./Gazeta Sinjali/