Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur shkurtimisht para mediave para se të nisej në Kuvendin e Kosovës, ku do të takohet me të parin e LDK-së, Isa Mustafa, për të biseduar rreth koalicionit qeverisës.
Kurti pas mbledhjes që pati me grupin punues, tha se nuk do t’i ndalin përpjekjet për të arritur marrëveshjen, shkruan Gazeta Sinjali.
“Përpjekjet nuk i ndalim, lëvizje ka pasur, marrëveshje nuk ka ende”, citohet të ketë thënë Kurti.
Teksa për media është deklaruar edhe Isa Mustafa, i cili tha se po mundohen të arrijnë marrëveshje.
Takimi Kurti – Mustafa pritet të nisë për pak minuta në Kuvendin e Republikës së Kosovës./Gazeta Sinjali/