image Albert Bunjaki: Jam në bisedime me FFK-në, për një pozitë

Futboll

Sport/ Albert Bunjaki: Jam në bisedime me FFK-në, për një pozitë

news image

Albert Bunjaki ka thënë se është i interesuar të jetë në një pozitë në Federatën e futbollit të Kosovës.

“Jam i përqendruar në pjesën e UEFAs. Besoj që do të jem pjesë e Federatës. Jam në bisedime. Jam i gatshëm ta jap kontributin tim në pjesën organizative” – tha ish-selektori i Kosovës, Albert Bunjaki në emisionin Favorit.

Bunjaki është i angazhuar me UEFA-n momentalisht, ndërsa ishte pjesë e Feronikelit së fundmi, duke u shkarkuar javën e kaluar./Gazeta Sinjali/