image Albërie Hadërgjonaj feston ditëlindjen, mosha e saj

Foto/ Albërie Hadërgjonaj feston ditëlindjen, mosha e saj

news image

Këngëtarja e mirënjohur e estradës shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, sot feston ditëlindjen e 44-të.

Me këtë rast, artistja nga Deçani ka marrë urime të shumta nga miqtë, familjarët dhe kolegët e saj. Një urim të veçantë po ashtu e ka pranuar edhe nga vajza e saj, Anxhelina, me të cilën ka raporte mjaft të mira.

“Urime ditëlindja për shoqen më të mirë, gruan më të mrekullueshme që njoh, nënën time të bukur. Fjalët nuk mund të përshkruajnë dashurinë që e kam për juve. Ti je forca dhe dobësia ime në kohë të njëjtë. Heroi im i vërtetë dhe insipirimi im. Më mungon shumë dhe mezi po pres të të shoh”, janë fjalët e saj për të ëmën, bashkangjitur imazheve të publikuara në Instagram.

https://www.instagram.com/p/B2aFimJH1DE/?utm_source=ig_web_copy_link

Nga ana tjetër, këngëtarja Hadërgjonaj shquhet për karrierën e bujshme profesionale, gjersa numëron projekte të shumta dhe mjaft të pëlqyera.

Krahas projekteve, Albëria përkundër viteve shquhet për stilin dhe elegancën e saj, gjë që bën të merr shpesh vëmendje për imazhet që publikon në rrjetet sociale.