Përplasja virtuale mes këngëtarës Beatrix Ramosaj dhe aktorit Albano Bogdo po vazhdon, pasi ky i fundit e ofendoi rëndë këngëtarën në një emision televiziv ku Bagdo aktron.
Në hapjen e emisionit të tij, aktori teksa foli për largimin nga muzika të Alban Ramosajt, e përcaktoi atë si “ai që Donaldi i ka q*** motrën në “BBV”.
Për këtë i reagoi Beatrix pak më herët, e cila i tha se nuk ka ofenduar atë dhe familjen e saj, por vajzat shqiptare, teksa paralajmëroi se do të ndërmarrë hapa ligjore ndaj aktorit në fjalë.
Pas këtij reagimi të këngëtarës, në mënyrë indirekte ka reaguar aktori, i cili la të kuptohet se po ndjehet i kryqëzuar publikusht pasi përdori lirinë e fjalës.