Kantautori i njohur shqiptar Alban Skënderaj, është zgjedhur si ambasadori i parë i gjuhës italiane në Shqipëri.
Këtë e ka bërë të ditur vetë artisti me anë të një postimi në Instagram, ku ka treguar se sa i lumtur është ndjerë për këtë gjë.
“Faleminderit ambasadorit @albertocutillo dhe ambasadës Italiane në Shqipëri e cila më nderoi si të parin ambasador të gjuhës italiane në Shqipëri. Një shembull miqësie, integrimi dhe respekti reciprok i dy popujve tanë. Ndjesë për theksin tim, por ideja ishte që të kuptohej pak që jam shqiptar”, ka shkruar Skënderaj.
Fansat e Albanit nuk kanë hezituar të lënë një sërë komentesh pozitive, duke e uruar publikisht për këtë gjë.
Kujtojmë se vite më parë, Skënderaj ka jetuar për disa kohë së bashku me pjesëtarë të familjes në shtetin e Italisë./Gazeta Sinjali/